Shockwave Therapy

Shockwave Therapy është paisje multidisiplinare që përdoret në: fizioterapi, ortopedi, mjekësi sportive, urologji. Përparësi e saj kryesore është lehtësimi i shpejtë i dhimbjes dhe rikthimi i lëvizshmërisë. Është terapi jo-invazive pasi që nuk ka nevojë për qetësues të dhimbjeve, kjo e bënë atë një terapi ideale për të shpejtuar shërimin dhe për të kuruar patologji të ndryshme që shkaktojnë dhimbje akute ose kronike.

Shockwave Therapy mund të përdoret për të trajtuar një numër të madh problemesh muskulo-skeletore dhe gjithashtu përshpejton procesin shërues duke aktivizuar fuqitë vetë-shëruese të trupit, veçanërisht aty ku trupi nuk ka mundësi ta kryej vetë këtë veprim.

Indikacionet më të zakonshme përfshijnë: Dhimbjet e supit, Kalcifikatet, Dhimbjet e shpinës, Tenniser Elbow, Tendiniti i Akilit, Tendiniti Patellar, Heel Spur, Trigger Points, Artrozat e gjunjëve etj.

Gjatë trajtimit me Shockwave, valët e zërit depërtojnë nëpër lëkurë në drejtim të indit të dëmtuar, ku do të rrisin qarkullimin e gjakut dhe metabolizmin me ç’rast ky trajtim ndihmon indet e dëmtuara të shërohen me kalimin e kohës.