Rehabilitimi i dhimbjeve të qafës

Puna me kompjuter, të shikuarit televizion ose përdorimi i telefonit shkaktojnë gradualisht degjenerimin e pikave dinamike të shtyllës kurrizore në pjesën e qafës.

🔹 Dhimbja e qafës është një problem shumë i përhapur dhe çdo njeri e ka përjetuar të paktën një herë në jetë. Ajo përfshin qafën, shpatullat por edhe krahët. Dhimbja mund të jetë e lehtë ose mund të krahasohet me një shok elektrik në krahë. Simptomat e tjera, si mpirja ose dobësimi i muskujve në krahë, mund t’ju ndihmojnë në identifikimin e shkaktarëve të dhimbjes së qafës.

🔹 Dhimbja e qafës, apo e shpatullave mund të ketë një shkak të dukshëm – për shembull, një dëmtim i kohëve të fundit, një goditje – ose mund t’ju jahpë shqetësime për një kohë të gjatë si rezultat i stresit ose i qëndrimit të gabuar. Kur ne jemi të shqetësuar, kemi prirjen për t’u tendosur në këto pjesë të trupit, veprim i cili mund të çojë në shtangim dhe dobësim muskular. Dhimbja e qafës dhe e shpatullave mund të shkaktohet gjithashtu edhe nga shkaqe më të thjeshta siç janë puna e tepërt ose një pozitë e gabuar gjatë gjumit.


Në përpjekje për të shmangur lëvizjet që shkaktojnë dhimbje, ju mund të përpiqeni të eksperimentoni duke rregulluar lartësinë e karriges, apo të tavolinës, duke fjetur në një dyshek të fortë, e duke provuar lloje të ndryshëm jastëkësh.

Në Berat Hajdari Clinic diagnostikohen dhe trajtohen problemet e qafës, për më shumë info kontaktoni në: 044 188 903

gmail.com