Rehabilitimi i dhimbjeve të shpinës

Dhimbjet e shpinës llogariten ndër përvojat plot vuajtje të shumë njerëzve dhe përbëjnë një ndër shkaqet më të shpeshta për të trokitur tek mjeku familjar.

Dhimbjet e shpinës janë të pranishme para së gjithash në zonën e fundshpinës (lumbale), mirëpo paraqiten edhe në zonën e qafës (cervikale) dhe të krahërorit (torakale). Dhimbja e shpinës përfshin një pjesë të gjerë që nga pjesa e poshtme dhe e pasme e qafës, pjesa e shpatullave, zona rreth klavikulave dhe zona deri poshtë belit.

Sëmundjet me shenjë kryesore dhimbjen e shpinës mund t’i radhisim kështu:

🔹 Sindroma e dhimbjes myofasciale – sindromë që prek më shumë personat që punojnë vazhdimisht ulur, në zyrë. Qëndrimi i gabuar rrit më shumë dhimbjen.

🔹 Spondiloartrozat: dhimbjet e qafës dhe shpatullës mund të ngatërrohen me njëra tjetrën ngaqë ndodhen afër, dhimbjet e shpinës.

🔹 Fibromialgji: shfaqet më shumë tek femrat dhe shkakton dhimbje në një pjesë të gjerë të trupit duke filluar që nga shpina. Të sëmurët ankohen se kanë lodhje kur ngrihen në mëngjes dhe gjatë aktiviteteve të përditshme lodhen shpejt.

🔹 Skolioza: e quajtur ndryshe shtrembërim i shtyllës kurrizore që vihet re më shumë tek fëmijë në procesin e rritjes mund të shoqërohet me dhimbje tipike shpine. Ankesat mund të shtohet nëse personi kalon një kohë të gjatë para kompjuterit.

🔹 Osteoporoza: e shfaqur si rrallim i kockës tek gratë më shumë tek të moshuarat, osteoporoza mund të shoqërohet me thyerje të kockave të shpinës apo shkurtim të gjatësisë së personit.

Në Fizio Med trajtohen këto dhe shumë probleme tjera të sistemit osteomuskular, për më shumë info kontaktoni në: 044 188 903

 

 

gmail.com